RRETH NESH
ALAR
përfaqeson një nga sipermarrjet e z. Astrit Hana, i cili ka dashur të kapitalizoje mbi eksperiencen e tij shumëvjeçare si Inxhinier Ndertimi duke marrë përsiper investimin në këtë kompani prej vitit 2019.
Kjo kompani, e themeluar në janar te vitit 2017, është një kompani e cila ka si objekt të veprimtarise së saj zhvillimin e projekteve ndërtimore.
Gjithashtu, aktiviteti i kompanisë është diversifikuar edhe në dhënien e konsulences së gjithanëshme të biznesit në kompani të ndryshme.
Synimi i Alar Consulting
Synimi i Alar Consulting është që të kthehet në një nga kompanitë e rëndesishme në Shqipëri e më tej edhe në trevat shqipfolese si për shërbimet e konsulencës, ashtu edhe në ide inovatore investimi në kuadër të projekteve ndërtimore ose të pasurive të patundshme.

Ekipi Ynë
Esad Hysaj
Msc. Ark. Esad Hysaj i diplomuar në "Universitetin Politeknik të Tiranes", Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikes. Me një eksperiencë disa vjeçare në fushen e arkitekturës si dhe të tregut imobiliar duke dhënë konsulencë me qëllim menaxhimin e pronave (pasuri të paluajtshme), tani është drejtor ekzekutiv i kompanisë Alar Consulting Kosovë.